Masat antikrizë, protesta në Rumani
BUKURESHT- Policia rumune ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në kryeqytetin e vendit Bukuresht, të cilët protestuan kundër masave antikrizë. Të paktën nëntë persona, mes të cilëve edhe policë mbetën të plagosur në ditën e tretë të protestave.
Rreth 30 të tjerë u arrestuan. Demonstrata më të vogla u zhvilluan edhe në qytete të tjera më të vogla të Rumanisë. Protestuesit sulmuan policinë me gurë dhe mjete të tjera të forta. Mes personave të plagosur ishte edhe një gazetar.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)