Shkodër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes shoferi

Shkodër, 24 janar NOA – Një i vdekur dhe një i
plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur pak pas mesnatës duke u gdhirë
dita e sotme në rrethin e Shkodrës.
Ngjarja rrugore ndodhi në aksin rrugor Krye Bushat-Mjede,
në vendin e quajtur Mjedë, Bashkia Vau i Dejës së rrethit të Shkodrës, kur ka
dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal vaditës automjeti tip-Benz veturë,
me targa SH 7265 E, i cili drejtohej nga 42-vjçari Astrit Demaj, lindur dhe
banues në Lagjen "Qemal Stafa"të qytetit Shkodër.
Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen
e menjëhershme vetë drejtuesi i automjetit dhe është plagosur 49-vjçari M. Y.,
lindur dhe banues në Lagjen "Manush Alimani"të qytetit Shkodër, i cili ka qenë
pasagjer në automjetin e aksidentuar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në
Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për
të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
k.k/NOA