E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabella, selektor i ri i Argjentinës

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 14:01

Alejandro Sabella është emëruar selektor i ri i Argjentinës, pas largimit të Sergio Batistas. Sabella, 56 vjeç, fitoi Copa Libertadores si trajner i Estudiantes dy vite më parë.

Ai pritej të merrte drejtimin e skuadrës Al-Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe para largimit të Batistas javën e kaluar.

Eliminimi i Argjentinës si nikoqir në çerekfinale të Copa Americas nga Uruguai më herët gjatë këtij muaji i kushtoi Batistas me punën e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Jose Luis Meiszner, tha për agjencinë e lajmeve Telam: “Vendimi është marrë. Sabella është selektor i ri i Argjentinës”.

Argjentina nuk e ka fituar Copa American ose Kampionatin botëror prej kur triumfoi në Copa më 1993, edhe pse ekipi olimpik fitoi medaljen e arë në Lojërat 2004 dhe 2008. Në dy kampionatet e fundit botërore Argjentina u eliminua në çerekfinale nga Gjermania.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›