E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia shpreson te kete fat ne shortin e kampionatit boteror te futbollit

Kombëtarja shqiptare dhe gjithashtu Federata jonë e Futbollit i kanë drejtuar sytë nga Brazili, ku me mijëra kilometra larg atdheut, do të hidhet shorti i kampionatit botëror të vitit 2014, kampionat që do të zhvillohet pikërisht në Brazil.

FSHF ka fituar plot 5.1 milionë euro në bazë të kontratës së fundit, për eleminatoret e Euro 2012-ës, por synon që të fitojë edhe më shumë, duke e quajtur veten jo me shumë fat. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Eduard Prodani, thotë se çfarë ëndërron Federata.

A është e vërtetë që mund të fitohen edhe 15 milionë euro, një shifër përrallore për nevojat e futbollit tonë dhe për statusin e tij, pra 3 herë më shumë se deri tani.

Gjithsesi, shpresohet që goglat të na sjellin fat dhe për ne të jenë rezervuar ekipe si Gjermania, Anglia, Italia, pse jo edhe Franca bashkë me ndonjë prej tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›