Partizani kthehet në Selman Stërmasi pas 11 muajsh
Të kuqtë presin sot Domosdovëndhe synojnë vetëm fitoren, pasi ekipi pritet të ketë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh
Me sa duket, kanë marrë fund shtegtimet pa fund të Partizanit, i cili nga nuk ka bredhur për të gjetur një fushë për të luajtur ndeshjet brenda. Pas lutjeve me shkrim të bëra në Bashkinë e Tiranës, është arritur akordi që Partizani pjesën e mbetur të ndeshjeve brenda të kategorisë së dytë ti zhvillojë në stadiumin Selman Stërmasi. Kështu që takimi PartizaniDomosdova do të zhvillohet sot në këtë stadium në orën 14:00.
Për herë të fundit, Partizani ka luajtur në këtë stadium me Luftëtarin në javën e fundit të fazës së parë, kohë të cilën të kuqtë ishin në kategorinë e parë. Në këtë takim pati një protestë të tifozerisë, sepse u hapën zëra për tolerim të Partizanit, që u mund 2-1 nga gjirokastritët. Partizani rikthehet në Selman Stërmasi me synimin që të fitojë me çdokusht me skuadrën nga Prrenjasi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të qëndrojë në grupin e pretendentëve.
Pritet që në këtë takim Partizanin ta ndjekin një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilët e kanë gjurmuar skuadrën edhe në kategorinë e dytë. Rikthimi në Selman Stërmasi shikohet si hapi pasuese, që konfirmon në ringjalljen e Partizanit. Të kuqtë nuk do të luajnë totalisht falas në këtë stadium, pasi mësohet se ata do të paguajnë një tarifë të vogël.
