Tovërlani në Vëllaznim?

Afrim Tovërlani mund ta udhëheqë Vëllaznimin sezonin e ardhshëm. Trajneri prishtinas, i cili së fundmi ia siguroi rikthimin në Superligë Trepçës ’89, ka kontratë me klubin mitrovicas deri në fund të sezonit, por gjatë verës e ardhmja e tij mund të jetë larg qytetit të minatorëve.
Një burim i Gazetës Express konfirmon se Vëllaznimi mund ta angazhojë ish trajnerin e Prishtinës, nëse Kuqezinjtë e sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. “Nëse Vëllaznimi shpëton, atëherë ka gjasa që Tovërlani të emërohet trajner i klubit gjakovar”, tha burimi i afërt me palët.
Të dielën, Tovërlani ka deklaruar për Express se pasi të përfundojë sezoni aktual, do të ulet dhe të bisedojë me udhëheqësit e Trepçës ’89 rreth mundësisë së vazhdimit të bashkëpunimit.
Por, më i mundshëm duket destinacioni Gjakovë. Mënyra se si e udhëhoqi dhe sukseset që i arriti me Prishtinën, të cilën e shpalli dy herë kampion të Kosovës (parvjet e vjet), ka bërë që Tovërlani të pëlqehet mjaft nga gjakovarët, të cilët duket se llogarisin në të, në rast se nuk bien në Ligën e Parë të Kosovës.
Vëllaznimi e kishte kërkuar Tovërlanin edhe gjatë janarit, para se ta angazhonte Ajet Shoshollin, por “Toki” i kishte qëndruar besnik Trepçës ’89 në misionin e nisur, të cilin e kompletoi me sukses.