E do edhe titullin

Xherdan Shaqirit nuk i ka mjaftuar vetëm Kupa e Zvicrës, të cilën e fitoi të dielën me ekipin e tij Basel, pasi e mposhti bindshëm Lausanne Sport me rezultat 6:0. Futbollisti shqiptar dëshiron që debutimin e tij në kampionatin zviceran ta kurorëzojë edhe me titullin e kampionit, pasi duket të jetë i etur për trofe.
Përfaqësuesi zviceran e realizoi golin e dytë të Baselit të dielën, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua lart nga analistët pas ndeshjes. Madje ai u zgjodh lojtari i ndeshjes. Titulli i kampionit në Zvicër pritet të vendoset vetëm në fund të sezonit. Pretendentët kryesorë për ta marrë atë janë Young Boys, që është i pari dhe Basel, që ka 3 pikë më pak.
Suksesi i dyfishtë do të ishte perfekt për Basel, edhe pse kësaj radhe do ta ketë më të vështirë në krahasim me trofeun e Kupës, ku kishin për kundërshtar një ekip nga Liga e Dytë e Zvicrës.
“Natyrisht, ne duam edhe më shumë”, ka thënë pas ndeshjes “Little Shaq” (Shaqiri i vogël), që dhuroi spektakël të madh të dielën. “Dëshirojmë ta marrim edhe kurorën e kampionatit dhe ta mbyllim në këtë mënyrë kampionatin”, vazhdoi futbollisti i ri shqiptar.
18 vjeçari e ka shprehur gjithë gëzimin e tij, pasi e fitoi trofeun e parë në karrierën profesioniste. “Kjo është thjesht një gjë e madhe, është fantastike”, ka vazhduar mesfushori i gjatë 168 centimetra,
Shtohen gjasat për Botëror
Kjo paraqitje mund t’ia shtojë gjasat Shaqirit për një vend në kontingjentin zviceran në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, që fillon pas një muaji. Shumica e mediave zvicerane të hënën i kanë kushtuar vëmendje të veçantë talentit shqiptar, të cilin e konsiderojnë të rëndësishëm për selektorin Ottmar Hitzfeld.
Por, ai nuk e ka problem edhe nëse kjo nuk ndodh. “Nëse nuk më thërrasin, do më mjaftonte të shkoja në pushime”, tha në fund futbollisti nga Kosova.
Këtë sezon, Shaqiri ka realizuar 4 gola me Baselin, ndërsa ka dhuruar edhe 5 asistime. Kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen klubet e njohura evropiane si: Arsenal, Fiorentina, Hamburg, Borussia Dortmund.
Goli i Shaqirit dhe folat e tjerë të shënuar gjatë finales Fc Basel - Lausanne Sport