Kuqi provohet në Leverkusen

Rrugën e vëllezërve Shefki dhe Njazi Kuqi po e ndjek edhe djali i xhaxhait të tyre, Daut Kuqi. Paraqitjet e mira me ekipin e tij Lohjan, në ligën e tretë të kampionatit finlandez e kanë shpërblyer atë me ftesë nga klubi gjerman Bayer Leverkusen, ku pritet të provohet te “Farmaceutikët”.
19 vjeçari, i gjatë 185 centimetra, do ta testojë veten për katër ditë për ta marrë më pas një përgjigje nëse do të mbetet në ekipin nga Bundesliga apo jo. Kuqi e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme. Ai ka realizuar tri gola në dy ndeshje me ekipin e tij Lohja.
“Shpresoj që ta kem një sezon të mirë në vazhdim. Pas kësaj periudhe pozitive, shpresoj që të arrij sa më lart. Objektiv imi është që së paku të shkoj te një ekip më i madh”, ka thënë Kuqi për televizionin finlandez MTV3.
Ai e nisi karrierën në vitin 2006 te skuadra HJK Helsinki U19, për t’u transferuar më pas tek Atlantis FC Helsinki. Pastaj vazhdoi me ekipin Porin Palloilijat dhe së fundmi është pjesë e Lohjan.
Kuqi kishte kaluar një periudhë të shkurtër huazimi te Tampere United, ku e kishte shënuar një gol në përballje me Inter Turkon.