E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmeti, optimist për titull

Malmo po i radhit rezultatet pozitive. Ekipi i Agon Mehmetit e konfirmoi formën e vet të mirë, pasi fundjavën që shkoi e mposhti me rezultat 3:1 ekipin Atvidaberg.

Ai realizoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa në fitoren e vendësve kontribuuan edhe Daniel Larsson dhe Wilton Figueiredo, që po shënon gjithnjë e më shumë gola. Këto paraqitje kanë bërë që Malmos t’i rriten apetitet për ta fituar titullin e kampionit në Suedi.

Kështu mendon edhe sulmuesi kosovar Agon Mehmeti, i cili gjithnjë e më tepër ka filluar të bëhet futbollist i rëndësishëm i këtij ekipi, pas një sezoni kryesisht si rezervist që e kaloi vitin e kaluar.

“Jemi në gjendje të arrijmë deri në fund, nëse e zhvillojmë lojën tonë. Mund ta fitojmë titullin e kampionit”, ka thënë Mehmeti për televizionin suedez TV4. Pas 12 xhirosh të zhvilluara në kampionatin suedez Allsvenskan, Malmo FF renditet në pozitën e dytë me 27 pikë të tubuara (8 fitore, 3 barazim e 1 humbje), vetëm dy më pak sesa kryesuesi Helsingborg IF.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›