E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, trajneri më i paguar

Jose Mourinho është trajneri më i paguar në botë. Trajneri portugez paguhet në Real Madrid mbi 13 milionë euro. Prapa tij gjendet legjenda e futbollit Diego Maradona, që merr 11,8 milionë tek Al Wasl. Në treshen e parë gjendet edhe trajneri i trofeshëm i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili paguhet 10,4 milionë për një vit. Me kontratën e re, Sir Alex Ferguson do të kalojë në pozitën e katërt, me 8,9 milionë.

Jose Mourinho është trajneri më i paguar në botë. Ueb faqja goal.com e ka publikuar të mërkurën listën e 10 trajnerëve më të paguar në rruzull, ndërsa emri i trajnerit portugez të Real Madridit gjendet në krye.

‘Special One’ merr në klubin madrilen 13,4 milionë euro, ndërsa përcillet nga legjenda e futbollit Diego Maradona, që në ekipin Al Wasl merr 11,8 milionë euro në vit. Vendi i tretë është rezervuar për trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, i cili paguhet për një vit 10,4 milionë.

Pozita e katërt tash e tutje do t’i takojë Sir Alex Fergusonit. Me kontratën aktuale, trajneri skocez merr 4,7 milionë euro, ndërsa atij i është propozuar kontrata e re nga e cila ai do t’i përfitojë 8,9 milionë, për t’u ngritur kështu nga vendi i nëntë në të katërtin.

Pozita e katërt dhe e pestë është rezervuar për selektorin e Anglisë, Fabio Capello dhe për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, që marrin nga 7,1 milionë. Në dhjetëshen e parë bën pjesë edhe menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, përkundër faktit se ‘Citizens’ shpenzojnë qindra miliona euro për përforcime.

Trajneri italian, me një të kaluar të suksesshme në Inter, paguhet 4.5 milionë euro në vit. Natyrisht, trajnerët më të paguar në botë duhet t’i arsyetojnë këto para me sjelljen e trofeve në klubet respektive.

10 trajnerët më të paguar në botë

1. Jose Mourinho (Real Madrid) 13.4 milionë euro

2. Diego Maradona (Al Wasl) 11.8

3. Pep Guardiola (Barcelona) 10.4

4. Fabio Capello (Anglia) 7.1

5. Arsene Wenger (Arsenal) 7.1

6. Carlo Ancelotti (Paris Saint-Germain) 5.8

7. Luiz Felipe Scolari (Palmeiras) 5.8

8. Andre Villas-Boas (Chelsea) 5.1

9. Sir Alex Ferguson (Manchester United) 4.7

10. Roberto Mancini (Manchester City) 4.5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›