E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam portier i Kupës

Jose Manuel Pinto ka thënë se nuk është portier i cili paraqitet për Barcelonën vetëm në ndeshjet e Copa del Rey.

Pinto ka bërë paraqitje të kufizuara si titullar me gjigantin katalan, pas transferimit në klub nga Celta Vigo më 2008, duke luajtur rolin e zëvendësuesit të Victor Valdesit. Por, ai mendon se ka status të rëndësishëm në ekip, edhe pse vazhdon të aktivizohet vetëm në ndeshjet e Kupës.

“Pep Guardiola kurrë nuk më ka thënë se do të luaj vetëm në Copa del Rey. Ju duhet të fitoni besimin e trajnerëve dhe unë e kisha të tijin dhe tani të Vilanovës”, deklaroi Pinto për RAC1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›