Milan Boateng rrezikon Juven

Kevin Prins Boateng mban në ankth Milanin. Mesfushori ganez, I cili nuk u grumbullua në skuadër për sfidën me Çezenën, rrezikon seriozisht të mos luajë në sfidën për titull të së shtunës së ardhshme me Juventusin.
Boateng ka probleme muskulore në kofshën e majtë dhe tashmë e gjithë skuadra kuqezi po prêt me padurim të mësojë nëse ai do të arrijë të rikuperohet në kohë për duelin me bardhezinjtë.
Alegri preferoi të mos e mbingarkonte lojtarin gjatë kësaj fundjave, por shqetësimet më të mëdha lidhen me faktin se ky është I njëjti dëmtim, që e mbajti një muaj jashtë fushave, përpara rikthimit me golin fantastik në Champions league me Arsenalin.
Aktivizimi i detyruar i Boateng për ndeshjen e fituar 4-0 me “topçinjtë”, mund ti kushtojë shtrenjtë Milanit. Kjo për faktin se sfida me Juventusin cilësohet si vendimtare për fatin e kampionatit.
“Djalli” humbet në këtë mënyrë një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa lista e të dëmtuarve mbetet e gjatë, ku emrat më të spikatur që ndodhen në infermieri janë Sedorf, Nesta, Mekses e Pato.