Messi, futbollisti më i madh

Ata do ta luajnë një miqësore me Argjentinën, ndërsa e kanë mbajtur një konferencë për shtyp para këtij takimi.
Kur u pyetën për futbollistin më të mirë në botë, ata nuk patën hamendje, duke e shfaqur bindjen se Lionel Messi, jo që është më i miri aktualisht, por mendojnë se ai do të bëhet lojtari më i madh në histori.
“Messi është më i miri! Më i miri! Unë e kisha mundësinë që ta shihja një herë në seancën stërvitore dhe me të vërtet e shijova atë”, ka thënë ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.
Dhe, LeBron James, i cili së fundmi e udhëhoqi Miamin drejt suksesit në NBA, e ka dhënë mendimin e tij për fituesin e ‘Topit të Artë’.
“Messi është lojtari më i mirë në botë. Nëse jo deri tash, ai në të ardhmen do të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve”, tha ish basketbollisti i Clevelandit.
Ndërkaq, Kevin Durant nuk mbeti pas. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, më i miri në botë. E kam parë duke luajtur dhe është vërtet e pabesueshme se çka bën ai me topin”, tha ljotari i Oklahoma Cityt.
Messi e theu rekordin e golave të shënuar për një sezon, duke arritur në kuotën 73, për ta mposhtur legjendën gjermane Gerd Muller, i cili kishte realizuar 67 gola në sezon me Bayern Munichun, në vitin 1970.