Argetohet flaka olimpike
Ka qenë një ditë e veçantë për flakën olimpike që është duke bujtur në kryeqytetin britanik. Në qytetin shumëmilionësh, pishtari është dërguar në “Syrin e Londrës”, një rrotë që rrotullohet, pra një vend argëtimi për fëmijë e të rritur dhe pikësht aty është argëtuar edhe flaka.
Pishtari është mbajtur lart dhe ndezur nga një britanike e quajtur Amelia Hempëlman-Adams, e cila gjithashtu përfitoi nga kjo ditë e gëzueshme. “Syri i Londrës” është një nga simbolet më të rëndësishëm të kryeqytetit britanik, dhe krejt struktura është 125 metra e lartë, duke qenë rrota rrotulluese e tretë më e lartë në botë si dhe objekti më i vizituar në qytetin e madh dhe të lavdishëm me 3.5 milionë turistë në vit.
Amelia dhe pishtari me flakën olimpike u ulën në një nga 32 kabinat e mbyllura dhe me ajër të kondicionuar, duke shijuar në komoditet të plotë xhirot e bëra, ndërsa rreth e rrotull shihet lumi Tamiz, ndërtesa e parlamentit dhe natyrisht qielli mbi të.
Që prej datës 21 korrik, pishtari olimpik është në Londër, si pjesa përfundimtare e xhiros së tij nëpër Britani, udhëtim që ka nisur prej 19 majit, kur flaka erdhi nga toka greke në rrugë ajrore.
Më 27 korrik, ajo do të vendoset përfundimisht në stadiumin olimpik të Londrës ku do të qëndrojë e ndezur deri në përfundim të Lojrave Olimpike Verore më 12 gusht.