E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN kerkon bllokimin e ndihmes per Greqine

Fondi monetar ndërkombëtar kërkon të bllokojë ndihmat për Greqinë. Kështu shkruan e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” duke iu referuar eksponentëve të lartë të FMN. Sipas gazetës gjermane përfaqësuesit e fondit i kanë komunikuar këtë kërkesë autoriteteve në Bruksel, ku u kërkohet se FMN nuk do të japë më kuotën e ndihmës për Athinën sepse janë të qartë se Greqia nuk do ta mbajë premtimin për të realizuar planin e reformave të akorduar me Trojkën për reduktimin e deficitit të vendit brenda afateve të vendosura në 120% të PBB brenda vitit 2020. Në këtë kontekst shpjegon revista gjermane është e pamundur që Athina t’i kthejë BQE 3,8 miliardë euro që skadojnë më 20 gusht. Ndër të tjera sipas Der Spiegel , sipas opinionit të vendeve të Eurozonës një dalje e Greqisë nga Eurozona do të ishte e kontrollueshme. Por sipas presidentit të grupit europarlamentar të socialistëve është Gjermania ajo që po rrezikon shkatërrimin e BE. Sipas tij Gjkermania po e nënvlerëson situatën dhe në këtë mënyrë rrezikon të shkatërrojë bashkimin Europian. Do të ishte një shkatërrim i tmerrshëm shton eurodeputeti sepse është BE në tërësinë e tij që duhet tu vendos barriera spekulimeve e duke thënë qartë se nuk do të tolerojë spekulime të mëtejshme mbi Italinë dhe Spanjën. Është në interesin e të gjithëve shprehet Hannes Svoboda të reduktojmë kostot e rifinancimit sepse janë në rrezik eksportet nga Veriu në Jug të Kontinentit. Ka ende pasiguri në të ardhmen e Eurozonës dhe për këtë nevojitet menjëherë një kombinim i refromave, stimujve të rritjes, një fond shpëtimi i shteteve më i fortë si dhe një fond për shpengimin e borxhit, ka thënë presidenti i grupit të eurosocialistëve. Ajo për të cilën kemi nevojë shpjegon Svoboda është një lidership më i fortë i Hollande, Monti e Rajoy për të ndryshuar drejtimin kundrejt linjës së vendosur deri tani nga Angela Merkel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›