Interi fiton ne Bari
Për herë të tretë radhazi dhe të tetën në total që nga viti 2001. Ky është suksesi i Interit në futbollin e verës, në turneun “TIM”, zhvilluar këtë herë në Bari ndaj Juventusit dhe Milanit. Në këtë antipastë të hershme të sezonit që pritet të fillojë, skuadra e trajnerit Stramaçoni ia doli të triumfonte në dy sfida prestigjoze edhe pse pa vlerë të madhe agonistike.
Interi doli i pari në fushë në stadiumin “San Nikola”, përballë kampiones së re të Italisë, Juventusit të Antonio Kontes dhe arriti një fitore të ngushtë 1-0 pas 45 minutave të luajtura sipas rregullores. Autor i golit të vetëm ishte mesfushori brazilian Kutinjo, që realizoi në minutën e 11-të, pasi përfitoi edhe nga gabimi i bërë nga mbrojtësi veteran juventin, Lusio.
Ndeshja e dytë në truallin puljez, 220 km larg nga Durrësi, ishte ajo mes Juventusit dhe Milanit dhe kampionët ia dolën të fitonin 1-0. Veterani malazez, Mirko Vuçiniç, ishte njeriu vendimtar i përballjes 45-minutëshe, pasi fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol në minutën e 31-të. Fitorja e bardhezinjve bëri që Interi të mund të dilte fitimtar edhe nëse do të barazonte derbin ndaj kuqezinjve të Masimiliano Alegrit.
Ndeshja nisi keq për zikaltërit pasi El Sharaui shënoi golin e parë për Milanin, që në minutën e 16-të, duke vepruar bukur në zonë dhe duke mposhtur me qetësi portierin Handanoviç.
Por, në mungesë të gjigandëve Ibrahimoviç e Tiago Silva si dhe pa përvojën e Klarens Zedorfit, gjithsesi kuqezinjtë nuk u mbajtën deri në fund dhe Interi e përmbysi rezultatin.
Guarin barazoi në minutën e 25-të, ndërsa Rodrigo Palasio tregoi zotësinë e tij duke shfrytëzuar pasimin e shpejtë që mori dhe duke shënuar me qetësi.
Fitorja në trofeun “TIM” është thjesht një rritje e nivelit të adrenalinës për interistët, ndërsa Stramaçoni bëhet trajneri i tretë që e fiton atë në 3 vjet për zikaltërit pas Murinjos dhe Gasperinit. Nuk dihet se fatin e cilit prej tyre do të ketë Strama.