Man City ia mësyn De Rossit

Manchester City, kampion në fuqi i Italisë, i është rikthyer ‘gjahut’ për Daniele De Rossin, kapiten i ardhshëm i Romës.
Sipas mediave britanike, ‘Citizens’ janë të gatshëm t’i ofrojnë 30 milionë euro, për ta bindur ekipin italian që të heq dorë nga mesfushori kualitativ.
Përfaqësuesi italian e kishte vazhduar kontratën me Romën në muajin shkurt, deri në qershor të vitit 2017. Mirëpo, ky fakt nuk do t’i pengojë aspak palët, nëse duan të arrijnë marrëveshje.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini e pëlqen shumë De Rossin, të cilin dëshiron ta ketë në ekip nga sezoni i ardhshëm, në sfidat e rëndësishme që e presin.