Messi i kënaqur me fitoren ndaj Villarealit

Lionel Messi është dukshëm i kënaqur pasi ekipi i tij shkatërroi 5-0 Villarrealin në ndeshjen e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll.
Argjentinasi shënoi dy gola, ndërsa nga një shënuan Thiago Alcantara, Cesc Fabregas dhe Alexis Sanchez.
“Ne treguam se po ia dalim mirë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë kështu. Përforcimet e verës janë të rëndësishme pasi ata janë përshtatur shumë shpejt”, ka thënë Messi.