E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, i mirë edhe si portier

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë sot. Por, futbollisti argjentinas, tri herë fitues i ‘Topit të Artë’, është treguar një yll i vërtetë edhe në portë.

Aq sa e ka mahnitur edhe mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol, i cili e ka zbuluar talentin e shokut të tij të skuadrës në mes të dy shtyllave edhe në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.

Mbrojtësi spanjoll e ka postuar një fotografi të Messit, i cili në stërvitje e ka bërë një super pritje, foto kjo që ka filluar të qarkullojë në tërë botën.

Ky akrobacion i Messit nuk dallon fare me atë të portierëve më të mirë në botë sot. Kushedi, nëse Guardiola, në një situatë emergjente, do të detyrohej që ta vendos në portë pikërisht fenomenin argjentinas, që i shfaqi aftësitë e tij edhe prapa dhjetë lojtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›