E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnerët, me licenca për punë

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës (SHTFK), të hënën e ka mbajtur një mbledhje, ku ka marrë disa vendime. Njëri ndër ta është kriteri i cili u është vënë trajnerëve të klubeve për ta marrë licencën për punë.

Kështu, trajnerët, ndihmës trajnerët dhe trajnerët e portierëve të: Superligës, ligës së parë, ligës së dytë dhe të juniorëve, do të obligohen të pajisen me licencë pune, gjë të cilën e aplikojnë të gjitha vendet tjera evropiane. Siç njoftoi kryetari i kësaj Shoqate, Ajet Shosholli, kjo licencë ka për qëllim identifikimin se kush punon në klubet e futbollit dhe që të ngritet niveli i punës.

Sipas tij, trajnerët kanë afat që t’i sjellin dokumentet rreth kualifikimit përkatës në periudhën deri më 30 mars, ndërsa licencat për punë atyre do t’u shpërndahen më 3-4 prill, kur të fillojë edhe rrethi i tretë i garave në Raiffeisen Superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›