E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancester Junajtid paguan 600 mije euro per talentin kosovar Adnan Jonuzaj

Ndonjëherë ëndërrat realizohen! Shumë të rinj në Shqipëri dhe Kosovë vetëm mund ta ëndërrojnë të bëjnë sport në nivele ndërkombëtare. Edhe më të talentuarit përballen me shumë vështirësi kur përpiqen të ndërtojnë një karrierë.

Megjithatë, disa prej tyre ia kanë dalë mbanë. Adnan Jonuzaj, i cili jetonte në Belgjikë dhe luante me ekipin e të rinjve të futbollit të Anderlehtit, është shembulli për këtë. Gazeta “Daily Mirror” shkruan se trajneri i Mançester United, Sër Aleks Ferguson po e ndjek me kujdes këtë talent, të quajtur tashmë "Dejvid Bekhami i ri". Thuhet se “djajtë” e kanë zbuluar 16-vjeçarin prej disa kohësh dhe tani është arritur një marrëveshje katërvjeçare për të shkuar në Angli, duke e bërë atë të riun më të paguar në ekip.

Andërlehti përfitoi 600 mijë euro nga ky transferim. "Ka qenë ëndrra ime të luaj me një ekip si Manchester United," – u shpreh Jonuzaj për shtypin anglez. Sivjet ai do të luaj me ekipin U-16 të Mançesterit. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur procedurat për t’i dhënë pasaportën shqiptare 16-të vjeçarit. Ndërmjetësi I bisedimeve është Besnik Hasi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›