Messi mbështet kandidaturën e Madridit

Sapo shkeli në kryeqytetin e Argjentinës, Lionel Mesi tregoi mbështetjen e tij të pakushtëzuar për kandidaturën e Madridit për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të vitit 2020. Pikërisht në Buenos Aires këtë të shtunë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të përzgjedhë qytetin që do të organizojë eventin më të rëndësishëm sportiv që zhvillohet cdo katër vjet, ndërkohë që kryeqyteti Spanjoll është një nga kandidaturat më të forta.
"Besoj se kandidatura e Madridit ka shumë shanse për të fituar për gjithcka përfaqëson ky qytet, por dhe për atë që përfaqëson Spanja në të gjitha sportet. Zgjedhja e Madridit I bën mirë sportit, si qytet dhe për sportistët e nivelit të parë që ka Spanja. Është shumë e rëndësishme që këto lojëra të zhvillohen në shtëpi. Kam patur fatin të marr pjesë në Olimpiadë dhe e di që është një eksperiencë e mrekullueshmë për cdo sportist".
Presidenti I komitetit olimpik spanjoll, Alejandro Blanco, hodhi poshtë zërat e ditëve të fundit në mediat iberike mbi refuzimin e Mesit për të marrë pjesë në fushatën sensibilizuese për pranimin e kandidaturës së Madridit për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të viti 2020. Sipas tij, Mesi gjatë regjistrimit të videos promovuese me disa sportistë, argjentinasi ishte në stërvitje dhe për cështje kohe u bë pjesë e kësaj reklame.