Milan shpall listën përfundimtare të Ch. League

Mbaye Niang me shtyllën e tij ndaj Barcelonës mund të kishte ndryshuar plotësisht ecurinë e kuqezinjve në edicionin e fundit të kompeticionit më të lakmuar në kontinent, megjithatë 18-vjecari francez nuk do të ketë rast edhe për ca kohë për ta shlyer një gabim të tillë, ose të paktën për këtë sezon.
Drejtuesit e Milanit shpallën listën përfundimtare të Champions League, për fazën e grupeve të këtij edicioni, ku spikat pikërisht lënia jashtë e djaloshit me origjinë nga Senegali, që në takimin e 12 marsit, në fazën e 1/8, kur skuadra e tij po humbte 1-0 shpërdoroi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, rast I cili më pas rezultoi fatal sepse vetëm pak caste më vonë Lionel Messi shënoi edhe golin e dytë për katalanasit.
Mospërfshirja e Mbaye Niang në listën Champions për fazën e grupeve konsiderohet vërtet surprizë, gjithsesi në të figuron emri I sulmuesit Giampaolo Pazzini, i cili pritet të riaftësohet në muajin nëntor. Në fazën ofensive Milani ka përfshirë përvec Pazzini-t gjithashtu edhe futbollistët e tjerë Kaka, Balotelli, El Shaarawy, Robinho e Matri./indeksonline/