E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi nuk është fajtor për eliminimin e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka refuzuar ta fajësojë Lionel Messin për eliminimin e ekipit nga Liga e Kampionëve, dhe shprehu krenarinë e tij për paraqitjen e skuadrës.

Kampioni në fuqi nuk arriti të përmbysë disavantazhin 1-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Chelseas, dhe barazoi 2-2 në Nou Camp. Messi humbi një penallti kur rezultati ishte 2-1 për katalanët, por Rosell nuk e fakson argjentinasin për eliminimin.

“Nuk mendoj se Barcelona është eliminuar për shkak të penalltisë së humbur nga Messi. Pas 180 minutash lojë ne kishim shumë raste kurse Chelsea i shfrytëzoi ato pak që i pati. Kjo është ajo që ndodhi. Futbolli që luajmë ne mësohet në La Masia dhe kjo nuk do të ndryshoj. Futbolli është lojë, nganjëherë fitoni e nganjëherë humbni”, deklaroi Rosell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›