E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, gabimi i parë pas 25 shënimeve (video)

Me fundin e rrugëtimit të Real Madridit në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve i erdhi fundi edhe serisë së shënimeve të njëpasnjëshme nga penalltia të yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi, para duelit të mbrëmshëm me Bayern Munichun kishte realizuar 24 penallti të njëpasnjëshme. Ai në minutën e gjashtë të takimit ndaj bavarezëve e shënoi edhe të 25-tin me radhë. Por në futboll asgjë nuk është e sigurt. Fituesi u desh të përcaktohej pas penalltive.

Dhe, Ronaldo kaloi nga heroi në figurë tragjike kur gaboi nga pika e bardhë. Goditja e tij u prit nga portieri i Bayernit, Manuel Neuer. Kjo nuk ishte hera e parë që Ronaldo humb një penallti të rëndësishme.

I ndodhi edhe si futbollist i Manchester Unitedit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2008 kundër Chelseas. Por, atëherë e ‘shpëtuan’ bashkëlojtarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›