E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi nuk është njerëzor

Sulmuesi i Sevillas, Frederic Kanoute, ka lavdëruar Lionel Messin, për të cilin ka thënë se ai nuk është ‘një lojtar normal.

“Ai nuk është njerëzor, ai është nga një planet tjetër. Unë kam luajtur shumë herë kundër tij dhe është i pabesueshëm. Ai nuk është një lojtarë normal”, tha Kanoute për Fifa.com.

Sulmuesi nga Mali, po ashtu tha se ai nuk shikon shumë futboll në TV, por kur luan Barcelona bënë përjashtim. Barcelona në sezonin 2011-12 fitoji Superkupën e Spanjës, të Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Copa del Rey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›