Superkupa e Shqipërisë, ndizet atmosfera
“Është një ndeshje e vështirë pasi janë vetëm 90 minuta dhe luajmë ne fushën e kundërshtarit. Por kemi ardhur për ta fituar këtë ndeshje dhe tani nuk ka me kthim prapa. Jam i bindur se fundi i kësaj sfide do te na gjeje me trofe ne duar,” deklaron trajneri. Tekniku i bardhebluve nuk ka dashur te polemizoje me kolegun e tij Duro i cili një dite me pare deklaroi për Vizion Plus se lojtaret aktuale te Tiranes, ndryshe nga ata te Skënderbeut, nuk janë te familjarizuar me trofetë e fituara. Por numri një i pankines se Tiranes ka këmbëngulur se çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. “Çdo njeri ka te drejtën te mendoje atë qe dëshiron. Ka pasur skuadra qe me pare nuk u shpalle kampion dhe tani janë apo ekipe qe shkuan deri ne finalen e Champions për here te pare dhe fituan. Për te mësuar rrugën drejt suksesit duhet ta provosh qe i ri. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund,” është shprehur ai. Ne stërvitjen e fundit përpara takimit tekniku spanjoll është munduar ta mbaje te fshehte formacionin edhe pse dy mungesa janë te konfirmuara Karabeci dhe Ferraj. Ne kampin kundërshtar dy mbrojtësit anësorë qe vijnë nga dëmtimet do te jene ne fushe qe nga minuta e pare ndërkohë qe me interes pritet ne këtë përballje edhe paraqitja me fanellën e re te vlonjajtit Danjiel Xhafaj. Takimi mes dy skuadrave do te luhet ne orën 20:00.