Mësuesi i Therandës ngacmon seksualisht 12- vjeçaren

Ahmet Tafa, mësues i gjeografisë, në dy shkolla fillore në komunën e Suharekës, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë, në prezencën edhe të nxënësve të tjerë, shkruan gazeta Jeta në Kosovë.
Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj mësuesit 52-vjeçar, pasi ka marrë deklarata dhe nga 14 nxënës të tjerë, që kanë treguar se ky mësues ka përdorur fjalë të pista dhe ka “përkëdhelur” edhe vajza të tjera. Ai është suspenduar me gjysmë page.
Tafa thotë se është “viktimë e rastit” dhe kërkon mos të publikohet shkrimi, pasi i prishet imazhi.
Ahmet Tafa, mësues i gjeografisë në dy shkolla fillore të Suharekës, është denoncuar në polici nga prindi i një nxënëseje të mitur, për ngacmim seksual./Indeksonline/