E Diel, 1 Nëntor 2026

Çarshia e Vjetër në Gjakovë ende pa zgjidhje

Punimet për ndërrimin e gurëve aty janë ndërprerë kurse zgjidhja për ta nuk është gjetur ende.
Ngecja e punimeve po ndikon dukshëm edhe në zhvillim e zejtarisë.

‘Edhe pse ka pasur shumë premtime nuk ka pasur asnjë realizim. Shumica e zanatlinjve e kanë lëshuar këtë pjesë’, ka thënë nj prej zyrtarëve.

“Po përpiqemi që t’i harmonizojmë kërkesat e ministrisë me propozimet tona. Ne i kemi dërgu tri projekte ministrisë”, kanë thënë zyrtarët komunalë.

Rreth 1 milion euro është shuma e ndarë nga Komuna e Gjakovës për këtë çarshi ndërkaq Ministria e Kulturës e kishte ndaluar projektin e ndërrimit të kalldrëmit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›