E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësuesit 5 vjeçarë , të hënën në provim kualifikimi nga MASH

Përjashtohen nga testimi, mësuesit me master dhe diktoraturë
Nis të hënën procesi i aplikimit për provimin e kualifikimit 2010, për arsimtarët në të gjithë vendin. Burimet pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale në Tiranë bëjnë me dije se duke filluar nga dita e hënë do të nis testimi i mësuesve. Testimit do ti nënshtrohen të gjithë ata arsimtarë që kanë më pak se 5 vite punë, ndërsa arsimtarët që kanë kualifikim Master, apo dhe Doktoratura, nuk do ti nënshtrohet testit të kualifikimit, por do të kualifikohen pa u testuar. Burimet nga DAR kanë

bërë me dije për gazetën se për të filluar testimin e mësuesve janë në pritje të urdhrin të Ministrit së Arsimit. Arsimtarët, të cilët kanë kualifikimin Master ose gradën Doktor i shkencave do të pajisen me certifikatën e kualifikimit, pa qenë nevoja të marrin pjesë në provim. Kjo ishte një mënyrë e re e kualifikimit të mësuesve, që për herë të parë është zbatuar gjatë testimit të vitit 2009. Për rrjedhojë, edhe gjatë testimit 2010, kandidatët që janë trajnuar nga IKT-ja gjatë vitit 2009 në bazë të Portofolit të Zhvillimit Profesional, në formularin e aplikimit mund të paraqesin certifikatën përkatëse në vend të portofolit të sipërcituar, kanë pohuar burimet. Ministria e Arsimi ka përcaktuar në fillim të vitit shkollor 2009-2010, kategoritë e arsimtarëve që do ti nënshtrohen testimit të kualifikimit për vitin 2010. Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, Ministria e Arsimit u ka kërkuar nga drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore (DAR/ZA) që të planifikojnë në punën tyre për vitin 2009-2010 kualifikimin e mësuesve 2010.
 
Dokumentet Portofoli personal i çdo mësuesi, në të cilin do të përfshihen të dhënat e tij profesionale, do të jetë një pikë kyçe në vlerësimin e punës së çdo arsimtari. Ky fakt theksohet edhe nga specialistë të Trajnim-Kualifikimit në DAR, të cilët sqarojnë se testimi i mësuesve do të kryhet në dy faza. E para është dorëzimi i portofolit nga mësuesit pranë Drejtorisë Arsimore, ndërsa e dyta është vlerësimi me shkrim. Aktualisht, para hapjes së procesit të regjistrimit, të gjithë mësuesit që do të futen në testimin e kualifikimit për vitin shkollor 2009-2010, duhet të përgatisin portofolin, i cili, sipas udhëzimit të MASH-it, duhet të përmbajë: Curriculum vitae me fotografi; planin mësimor vjetor (për një lëndë dhe një klasë të caktuar); objektivat e arritjeve të nxënësve për një kapitull, në tri nivele (në një lëndë dhe klasë të caktuar; modele testesh të hartuara prej tij (2-3 teste); planifikim i kurrikulës së lirë (për një lëndë të caktuar); vlerësim për punën e tij (nga vlerësues të jashtëm dhe të brendshëm). Pas depozitimit pranë drejtorisë arsimore përkatëse, portofoli i çdo mësuesi do ti nënshtrohet një vlerësimi që do të bëhet nga specialistët e çdo drejtorie. Ndërsa mësuesit që nuk do ta dorëzojnë një portofol të tillë, nuk do të munden ti nënshtrohen testimit. Portofoli i Zhvillimit Profesional të Mësuesit duhet të përgatitet nga vetë arsimtarët. Kjo është një praktikë shumë e njohur perëndimore, e cila në vendin tonë u aplikua për herë të parë vitin e kaluar. Për kohën e dorëzimit të portofolit në drejtoritë mësuesit do të njoftohen nëpërmjet postës javore të shkollës.
VlerësimiNga vlerësimi sipas meritës, mësuesit do të marrin edhe rritjen mbi pagë që varion sipas tri shkallëve të kualifikimit. Në bazë të këtij kategorizimi, mësuesi përfiton shtesë në pagë, që për kategorinë e tretë është plus 5 për qind, për të dytën plus 10 për qind dhe për të parën plus 20 për qind. Mësuesit që do të hyjnë në këtë proces do të pajisen me një vlerësim të brendshëm të realizuar nga drejtoria e shkollës dhe një vlerësim të jashtëm nga sektori i inspektimit në DAR. Këto vlerësime do të jenë pjesë e portofolit të mësuesit.  Kualifikimi 2010, mësuesit që do të përfshihen - Me diplomë mësuesie, me emërim definitiv ose në pritmëri - Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale punë - Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale në shkollat - profesionale me status kombëtar Pa diplomë mësuesie, me arsim të lartë, të cilët japin lëndët e Edukimit muzikor ose të Edukimit figurativ dhe kanë kontratë individuale pune
 
Liri Mëhalla

Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:22

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›