E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikatat: Papunësia në vend, 35-38 për qind

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë deklaron se në vend po rritet numri i të papunëve me shpejtësi. Një studim i fundit i sindikatës tregon se momentalisht kjo shifër i ka kapërcyer të 185 mijë persona. Kryetari i Konfederatës, Kolë Nikolla, duke folur për median ditën e djeshme bëri me dije se vetëm si pasojë e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dolën të papunë 800 punëtorë me kontratë të cilëve iu shkurtua vendi i punës. Nga studimi që ka kryer konfederata kohët

e fundit rezulton se papunësia në vendin tonë është rritur me 35-38 për qind ose 185 mijë persona, pohoi Nikolla. Ai vuri në dukje se këto shifra janë të sakta pavarësisht atyre që deklarohen zyrtarisht. Ne mendojmë se kjo rritje shpjegohet me shkurtimin e vendeve të punës si në sektorin privat dhe atë buxhetor. Në zonën e Shkodrës, rreth 22 firma mbyllën aktivitetin e tyre pasi u dëmtuan nga përmbytjet. Kjo bëri që të dilnin në rrugë 800 punëtorë, anëtarë të sindikatës sonë, theksoi Nikolla. Sipas konfederatës, qeveria premtoi hapjen e 160 mijë vendeve të punës por deri më sot ka vetëm shkurtime të punonjësve. Në sektorin buxhetor, arsimi zë vendin e parë për numrin e punonjësve të shkurtuar. Nikolla thotë se institucioni ku duhen diskutuar këto probleme, Këshilli Kombëtar i Punës nuk funksionon prej 6 muajsh pasi i ka mbaruar mandati. Ndonëse sindikata i ka bërë kërkesë qeverisë e cila duhet të mandatojë këshillin e ri, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Për këtë arsye, sindikatat po hyjnë në marrëveshje direket me punëdhënësit duke i rekomanduar atyre të firmosin kontratat kolektive me punëmarrësit, ku u garantojnë këtyre të fundit respektimin e të drejtave të tyre në punë.
 

Last Updated on E Premte, 05 Shkurt 2010 20:23

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›