Universitetet, 54 projekte me Italine
Universitetet tona do te zbatojne ne vitin 2008 nje sere projektesh kerkimi shkencor ne bashkepunim me Italine. Kryesisht, objekti i tyre eshte shendetesia dhe organizimi spitalor, urbanistika, shkencat e tokes etj. Behet fjale per plot 54 bashkepunime mes universiteteve tona dhe italiane, te cilat do te mbikeqyren nga profesore te fushave perkatese. Sipas zedheneses se MASH, fushat prioritare te ketyre projekteve jane: shendeti publik dhe organizimi nderspitalor, agronomia, veterinaria, ambienti dhe energjia, sistemet e informacionit dhe telekomunikacionit etj. Pas nje thirrjeje, te bere ne tetor, ne vendin tone u paraqiten 82 projekte, ndersa ne Itali 94 projekte. Pas zhvillimit te disa diskutimeve te nje komisioni dypalesh, u perzgjodhen si fituese 29 projekte, qe do te financohen ne kuader te shkembimeve te kerkuesve apo, qe quhen ndryshe, projekte mobiliteti dhe 25 projekte me financim te plote. Per mbeshtetjen financiare te ketyre projekteve, pervec fushave prioritare, u moren parasysh edhe kriteret qe kane te bejne me anen shkencore te projektit, impaktin e lidhjeve dypaleshe te shkences dhe teknologjise, transferimet teknologjike dhe zhvillimin e burimeve njerezore, potenciali per kerkim dhe zhvillim, etj. Ky bashkepunim eshte firmosur nga ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe ambasadori i Italise ne Shqiperi, Saba D`Elia. Ne kuadrin e ketij programi, gjithsej, shteti shqiptar do te financoje projektet fituese me mbi 400 mije euro.