E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, nëna mbyt fëmijën 18 muajshe

Një nënë ka mbytur foshnjën e saj dhe ka përfunduar vetëm dy orë pas krimit në prangat e policisë. Kjo ngjarje makabre është regjistruar në fshatin Zëmblak të rrethit të Korçës ku shtetësja Sonila Lumi 23 vjeçare, ka transportuar të vdekur në spitalin e qytetit fëmijën e saj vetëm 18 muajshe, ndërsa mjekët e spitalit kanë konstatuar shenja të shumta dhune.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë lokale mësohet se kanë qënë mjekët e spitalit rajonal që kanë kërkuar ndihmën e policisë për të hetuar rastin. Pas hetimeve të para ka rezultuar se autore e këtij krimi monstruoz është nëna e fëmijës. Mësohet se krimi është kryer në banesën e saj kur gruaja ka qënë në shtëpi vetëm me fëmijën dhe pasi nuk ka mundur të durojë të qarat e pareshtura të saj e ka mbytur. Kur ka parë që fëmija nuk ka reaguar ajo iu ka kërkuar ndihmë familjarëve duke pretenduar se fëmija ishte shumë i sëmurë. Menjëherë foshnja 18 muajshe është nisur ndrejt Korçës, ku bluzat e bardha kanë konstatuar vdekjen e foshnjes.

Albana çakshiri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›