E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 48 orë për bisedime me Ramën. Kodheli: Mos kërcëno

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha sot ne mesdite se "jep vetëm 48 orë afat për të biseduar me Ramën për çështjen e referendumit mbi ndryshimet e Kushtetutës". Ai theksoi se ishte i gatshëm për t'u takuar me kryesocialistin Rama por kjo, sipas z.Meta, "ishte thirrja e tij e fundit" për shkak se sic u shpreh kreu i LSI "të hënën hyn në fuqi puçi kushtetues". Sipas Metes, jane shkelur 4 nene të Kushtetutës së mëparshme. 

Por menjëherë pas tij në konferencë për shtyp doli zëdhënësja e PS-se, Mimi Kodheli e cila e akuzoi kryetarin e LSI për mungesë qartësie dhe tone kercenuese.

Ajo theksoi se: "Mund të kërkoshreferendum por jo të kërcënosh një shumicë kushtetuese pasi është kulturë anti-institucionale".

Për ndryshime e fundit kushtetuese u shpreh sot edhe ambasadori i BE ne Tirane, Lohan, i cili i konsideroi ato të vlefshme dhe shume te rendesishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›