Zgjedhjet, partia e Gordon Brown merr rezultatin më të keq në 40 vjet
LONDËR- Partia Laburiste rrezikon të dalë si forcë e tretë politike e Britanisë së Madhe. Rezultati është i pjesshëm pasi janë numëruar vetëm 159 komuna. Projeksionet kombëtare të nxjerra nga BBC nxjerrin fitues konservatorët me 44 perqind tëvotave,kundër 25 perqind të Liberal Demokratëve, dhe të 24 perqind të Laburistëve.Përpartinë e kryeministrit Brown bëhet fjalë për rezultatin më të keq që nga vitet '60. Duke parë rezultatet e para duket se laburistët kanë humbur më shumë se 200 vende tëtyre të sigurta që bën një thyerje të fortë të partisë laburiste që nga dalja nga skena politike e ish-kryeministrit Tony Blair vitin e kaluar. Nga burime të medias bëhet e ditur se nëqoftëse kjo disfatë do të jetë e tillë deri në fund të numërimit priten ndryshime të menjëhershme në kabinetin qeveritar në Londër.