Peter Balash Zgjidhja e ngercit dialogu dhe jo rruga
Ish-ministri i Jashtem i Hungarise Peter Balash thekson se integrimi evropian i Shqiperise eshte ne rruge te drejte. Ne nje interviste ai thekson se politika shqiptare duhet te gjeje zgjidhje te ngercit te gjate. Ish-ministri hungarez i cili ka pasur nje post te rendesishem ne Komisionin Evropian kur drejtohej nga Romano Prodi thekson se zgjidhja e vetme e perplasjes mes mazhorances dhe opozites duhet te vije vetem permes dialogut dhe jo ne rruge ndersa dy dite me pare ishte SHBA e cila i beri thirrje opozites se majte ne Shqiperi qe te lejoje perfundimin e mandatit te qeverise Berisha pasi ajo eshte zgjedhur ne menyre demokratike dhe si e tille eshte legjitime. Ne nje vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin - eshte shprehur ligjvenesi republikan nga Kalifornia anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rorabaker duke iu referuar situates aktuale ne Shqiperi ku opozita kerkon largimin e qeverise dhe zgjedhje te reja dhe kembengul ne demonstratat e vazhdueshme ne rruge deri ne ikjen e Berishes. Deklaratat e tij jane bere gjate nje interviste dhene per Zerin e Amerikes ku Rorabaker eshte ndalur tek gjendja politike ne vendin tone vecanerisht pas 21 janarit. Ne zgjedhjet e ardhshme - thote ai - nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri - deklaroi ai.