E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Asgjesimi ne kohen e duhur

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mbron vendimin e  KQZ-së për djegien e fletëve të votimit duke e justifikuar me tërheqjen edhe të PS prej 2 muajsh nga kërkesa për hetim.

”Ky është një vendim që I takon KOmisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Nuk do të ishte normal një veprim I tillë në rast se PS prej kohësh, gjë që është kërkuar jo vetëm nga mazhoranca, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, do të kishte kërkuar në Gjykatën Kushtetuese, interpretimin mbi mundësinë e hetimit apo të rinumërimit të fletëve të votimit në Gjykatën Kushtetuese. Atëherë, natyrisht që ky do të ishte një veprim shumë i nxituar” tha Meta.

Ndersa përsa i përket kodit zgjedhor Meta theksoi se opozitës i është garantuar e gjithë hapësira e nevojshme për të patur një rol përcaktues dhe lidershipi në procesin e ndryshimit të tij.

”Opozitës i janë ofruar të gjitha mundësitë që të ketë një rol të përcaktuar, të ketë një rol lidershipi në këtë proces të garantimit të mëtejshëm të transparencës përmes një kodi më demokratik, por dhe më të qartë për të zgjidhur edhe moskuptime apo mosmarrëveshje si ato për të cilat është debatuar deri tani” tha Meta.

Kreu i LSI Meta i bëri këto deklarata gjatë pranimit në rradhët e forcës politike që ai drejton të dy anëtarëve të Partisë Socialistë Ylli Manjani dhe Durim Hushi.

Olgera Muka                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›