E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sherr me thika. Pezullohet punonjesi i policise

Anëtarët e dy familjeve janë përleshur me thika me njëri- tjetrin duke marrë plagë të shumta. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Subash, rreth 15 kilometra larg Gjirokastrës. Burime të policisë bëjnë të ditur se Zaim Sina sëbashku me djemtë e tij po shtegtonin bagetitë në drejtim të Tepelenës, por gjatë rrugë ato kanë hyrë në kulloten e Bexhet Llukes, punonjës policie.

Këtu ka filluar edhe përleshja ndërmjet palëve e cila është ndërprerë vetëm pas mbërritjes së policisë. Mjeku kirurg Roland Karalliu bën të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë Bexhet Lluka është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›