Ndalim simboleve fetare ne shkolla. Tafaj Ligj i ri ne korrik
Gjatë viti arsimi në vend pritet t’i nështrohet reformave që do të fillojnë nga ai parashkollor e deri në atë te lartë. Risitë në arsimin parauniversitar do të jenë miratimi deri ne muajin korrik të draftit, për këtë sistem, duke i dhënë fund edhe debatit për simbolet fetare ne shkolla, ndërkohë që do te punohet që në 2012 , maturantët krahas katër provimeve te detyrueshme të japin edhe gjuhën e huaj provim duke shtuar kështu një kriter tjetër për pranimin në shkollat e larta.
“Gjatë shkurtit ky diskutim publik mbyllet dhe ministria do t’i përcjellë draftin Këshillit të Ministrave. Shpresojmë që deri në korrik drafti të kalojë në Kuvend dhe në vitin e ri shkollor të fillojmë implementimin edhe të ligjit të ri” tha Tafaj.
Një sfidë tjetër këtë vit, që pritet te përfundojë është dhe procesi i akreditimit të jashtëm të universiteteve, me ndihmën e specialistëëe ndërkombëtarë.
“Në fushën e arsimit të lartë sfida jonë mbetet cilësia. Ne kemi arritur një nivel të ri të pranimeve në shkollat tona publike. Janë pranuar rreth 50 mijë studentë në nivelin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve” tha Tafaj.
Ndërkohe ministri i Arsimit ka shpallur edhe konkursin për fondin e ekselencës. Aplikimet priten të mbyllen brenda muajit mars.
Edlira Sulejmani