Meta: Ashton garantoi se BE mbeshtet integrimin e Kosoves
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, Ilir Meta, pershendet deklaraten e Ashton per Kosoven. “Dua te pershendes dhe te mbeshtes plotesisht deklaraten e Perfaqesueses se Larte te Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Znj. Ashton, e cila ne emer te BE-se ka mirepritur vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila theksoi se tani fillon nje faze e re, dhe njekohesisht se duhet qe te gjithe te shikojne drejt se ardhmes. Duke garantuar ne kete menyre mbeshtetjen e Bashkimit Evropian per te ardhmen Evropiane te Serbise, duke garantuar njekohesisht mbeshtetjen e BE per te ardhmen evropiane te Kosoves dhe duke theksuar vullnetin e BE per t’i ndihmuar te dyja vendet qe te ecin ne kete drejtim”, ka qene deklarata e Metes. Njekohesisht ai eshte shprehur se do te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne menyre qe te permiresohet edhe me tej klima e bashkepunimit rajonal, por edhe te permiresohet ne kete menyre jeta e qytetareve duke treguar qarte rendesine e bisedimeve per ceshtje konkrete dhe praktike midis ketyre dy vendeve. “Ne kete drejtim dhe Shqiperia mbeshtet forte perspektiven evropiane te te dy vendeve dhe thekson rendesine e bashkepunimit te Serbise dhe te Kosoves si dy vende sovrane. Bashkepunim qe eshte shume i rendesishem per te gjithe rajonin tone dhe perspektiven e tij evropiane”, tha Meta. “Ceshtja e Kosoves, ne radhe te pare eshte nje ceshtje Evropiane, pasi vete Kosova eshte nje realitet Evropian”, i eshte pergjigjur Meta interesimit te gazetares, per faktin se Sabri Hamiti ka deklaruar se per bashkimin me Shqiperine mjafton nje referendum..
PS: Nga parashikimi origjinal i qeverise, plani i investimeve ne bujqesi ka mbetur vec 45% e tij, pas gershereve te Bodes e Berishes.