E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresojmë që rezoluta të lexohet mirë

Apeli i Presidencës belge

Penalizimi i Shqipërisë, në rast se palët nuk do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, ka pasur një prononcim të qartë edhe nga Presidenca belge e Bashkimit Europian. “Deri në nëntor, KE do të japë opinionin për Shqipërinë dhe mbi bazën e tij, do të punojë edhe Presidenca belge... Shpresoj që rezoluta të lexohet në mënyrë të kujdesshme nga udhëheqësit politikë dhe partitë dhe kjo rezolutë të përdoret si bazë për të ecur përpara”, u shpreh me këtë rast në Tiranë, më 13 korrik, ambasadori belg, Mark Michelsen. Si deklarim i parë në kuadër të marrjes së Presidencës, ky paragraf flet shumë qartë. Theksimi i muajit nëntor, si kufi i menaxhimit që politika shqiptare duhet t’i bëjë procesit të integrimit, dëshmon për seriozitetin e situatës, por edhe të monitorimit me të cilin po mbahet Shqipëria. Artikulimi i pasojave, krahas ofertës për mbështetje dhe ndihmë, është një sinjal më se i qartë se në Bruksel apo në Strasburg, kanë nisur të vënë në funksionim gjuhën e duhur për të komunikuar me politikën e Tiranës, e cila prej 20 vjetësh prezantohet në hapësirën e komunitetit europian vetëm nën siglën e krizës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›