E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Priftit, PS: Heshtja e Berishes prove e bashkefajesise

Selia roze kerkoi dje sqarime nga Kryeministri Sali Berisha, per pasurine marramendese te ministrit te tij te ekonomise, Dritan Prifti. Deputeti socialist, Ervin Koci, tha dje se Berisha ende nuk ka gjetur guximin te na thote nje fjale te vetme ne lidhje me kete afere dhe minister te korruptuar. “Ne me pak se 1 vit si minister i qeverise Berisha, Dritan Prifti, u pasurua me se paku 2.5 miliarde leke nga shitja e aksioneve te nje biznesi, ku nuk ka investuar asgje vec influences se tij politike, te nje biznesi qe nuk ka funksionuar apo prodhuar ne asnje moment. Dhe cuditerisht Sali Berisha hesht”, tha Koci. Duke vijuar akuzat kunder Priftit, socialisti kerkoi ne emer te PS-se nga organet e drejtesise, ne menyre te vecante Prokurorise se Pergjithshme, te hetoje pasurimin marramendes te Dritan Priftit. “Kjo ceshtje nuk mund te jete nje nga ato cudite shqiptare qe zgjasin 3 dite. Prokuroria e Pergjithshme duhet ta kuptoje se heshtja dhe indiferenca e saj e pa pranueshme kundrejt ketij rasti e bejne ate po aq fajtore per korrupsionin qe mbreteron sot ne Shqiperi, sikur ti kishte futur vete ne xhep 2.5 miliarde leke e Dritan Priftit”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›