“Shkurtimi i fondeve godet bujqesine”
Rozeta Rapushi
Partia Socialiste denoncoi dje ndryshimet ne buxhetin e shtetit per kete vit, duke theksuar se nuk e zgjidhin aspak krizen ekonomike me te cilen po perballet vendi. Ne prag te votimit ne teresi, te ndryshimeve te buxhetit, kete jave ne Kuvend, deputetja e PS-se, Mimi Kodheli, tha dje se qeveria ka qene perseri e papergjegjshme, jo vetem ne hartimin e buxhetit origjinal, por edhe ne rishikimin e buxhetit, duke prere fondet e investimet me gershere lart e poshte, pa analizuar e realizuar impaktin qe kane keto ndryshime ne buxhet; ato pak numra qe zvogelohen, ne realitet perkthehen ne disa here me pak para per pjesen me te madhe te familjeve ne Shqiperi. “Cdo shqiptar, e di se bujqesia eshte sektori qe puneson me shume njerez ne kete vend. Sipas statistikave zyrtare, ky sektor puneson 496,190 vete, ose 48% per qind te te punesuarve gjithsej. Pra bujqesia eshte sektori qe ushqen me se gjysmen e familjeve shqiptare, c’ka e ben sektor kyc per zhvillimin e vendit. Vete qeveria Berisha, e ka cilesuar shume shpesh bujqesine si sektor prioritar. Megjithate rishikimet e buxhetit 2010 tregojne edhe njehere se pushteti Berisha tjeter ben e tjeter thote”, tha Kodheli. Sipas saj, vetem gjate tremujorit te fundit te 2009, ne bujqesi jane humbur me shume se 73,000 vende pune. Sipas INSTAT, keta te punesuar jane zhdukur prej 6 muajsh. Ata nuk figurojne me te papune, ndersa ne tremujorin e fundit ne bujqesi nuk eshte shtuar as edhe nje vend pune i vetem. Keto shifra zyrtare tregojne per nje krize te rende ne kete sektor, nje krize qe ka shtyre qindra mijera shqiptare bujq e blegtore ne caqet ekstreme te varferise. “Por ka edhe me teper. Kete dimer e pranvere, ne u beme te gjithe deshmitare te hidheruar te permbytjeve te njepasnjeshme te ultesires se nen Shkodres, se fushave te Korces, se lugines se Vjoses, se ultesires perendimore e Lezhes. Pushteti i Berishes, pas rishikimit te buxhetit i shkurton fondet per pastrimin, riparimin e ngritjen e kanaleve e argjinaturave me 67%”, denoncoi Kodheli. Sipas saj, kjo do te thote, 67% me pak per te gjithe ato dhjetera mijera familje te cilat Berisha e Prifti i permbyten e u shkaterruan shtepite, tokat e prodhimin e nje viti, 67% me pak per te parandaluar permbytjet e shqiptareve, qe pushteti Berisha te shpetoje veten nga gropa ku e ka hedhur paaftesia, keqmenaxhimi i fondeve publike e korrupsioni. “Dhe nese vjeshten qe vjen zonat e Shkodres, Lezhes dhe Korces do te permbyten serish, ashtu sic eshte bere tashme zakon, fajin nuk do ta kete as hena, as deti dhe as reshjet, por papergjegjshmeria e ketij pushteti qe ka shkurtuar trecerekun e fondeve qe do te parandalonin permbytjet”, akuzoi ajo.