E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Bashkëpunim me PS-në vetëm për reformën zgjedhore, ndryshimet kushtetuese jo pjesë e axhendës së reformave

29-07-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së uron kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka apeluar sot për nisjen nga puna të tryezës së partive politike, me qëllim reformimin e Kodit Zgjedhor. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta theksoi se zgjedhjet e 8 majit sollën në pah rëndësinë e nisjes së reformës, për t’i dhënë fund çdo problemi apo shqetësimi që, sipas tij lindi nga bërja në mënyrë të nxituar të Kodit Zgjedhor disa vite më parë. “Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese, apo ndryshime të tjera. Këto janë çështje të ndryshme. Përsa i takon reformës zgjedhore, ka një urgjencë sepse zgjedhjet e qershorit të 2013 janë afër, nuk janë larg. Dhe në këtë drejtim duhet që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen në mënyrë të studiuar, transparente dhe të pjekur dhe jo të nxituar”- u shpreh Meta, për të shtuar se çdo proces rishikimi duhet të bëhet në mënyrë transparente. Sipas tij, është në dinjitetin e forcave politike, që të bashkëpunojnë pa kushte, në një reformë të tillë gjithëpërfshirëse, që t’i japë fund diskriminimit të forcave politike. Duke u ndalur tek zgjedhjet në kryeqytet, kreu i LSI-së, deklaroi se ato ishin leksioni më i mirë, që morri çdo qytetar për rëndësinë edhe të një votë të vetme. “Pas këtyre zgjedhjeve është rritur ndërgjegjësimi i çdo qytetari, që vota e tij vlen, që është përcaktuese dhe se mund të jetë vendimtare”- shtoi më tej ai. Meta po ashtu deklaroi se në zgjedhjet e 8 majit, LSI-ja në ¼ e njësive vendore, ka dalë forcë e parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›