Norvegji, mes viktimave të tragjedisë së ishullit Utoya gjendet edhe shqiptarja nga Kosova, Lejla Selaçi

29-07-2011 / Gazeta 55
Shqiptarja nga Kosova Lejla Selaçi, e cila u shpall në mesin e të zhdukurve të sulmit në ishullin Utoya në Norvegji, rezulton e vrarë, kanë njoftuar organet kompetente të Norvegjisë. Lajmi për mediat shqiptare është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci.
Lejla Selaçi, ndodhej në mesin e të zhdukurve, të sulmeve të 22 korrikut në Ishullin Utoya në Norvegji.
Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishull.
Anders Behring Breivik, ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.