E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha e Rama të heqin dorë nga akuzat personale

Meta shigjeton për herë të parë edhe kryeministrin Berisha lidhur me akuzat


TIRANË- Zv-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, i është bashkuar dje forcave të majta, për të respektuar Ditën e 29 Nëntorit. Edhe pse në orare të ndryshme me PS-në, Meta kryer homazhe pranë monumentit "Nënë Shqipëri", ndërsa ka komentuar më pas për mediat edhe akuzat e forta mes PD-së dhe PS-së.


Gjatë deklaratës së tij, Meta ka shigjetuar edhe kryeministrin Berisha, teksa u shpreh se duhet hequr dore nga akuzat me karakter personal.


"Është plotësisht e sigurt se sjellja destruktive e lidershipit të opozitës nuk i shkon për shtat një opozite në një vend anëtar të NATO-s dhe një opozite në një vend që hyn në proces anëtarësimi me Bashkimin Europian.


Kështu që, mos shikoni vetëm pasojat, por edhe shkakun dhe, me këtë rast do i ftoja të gjithë që të heqin dorë nga etiketimet e panevojshme të karakterit personal dhe këtë, në radhë të parë duhet ta bëjë kryetari i PS-së dhe natyrisht më pas dhe kryeministri dhe gjithë të tjerët.


Është koha për të forcuar institucionet demokratike, është koha për përqendruar energjitë në procesin e integrimit evropian dhe ju e dini se mazhoranca ka qenë dhe është gjithmonë e hapur që në këtë proces të jenë të përfshirë dhe opozita, gjithë ekspertët e saj, dhe gjithë kapacitetet e saj",- tha ai.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›