E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Ndihme ekonomike per te varfrit

Deputeti socialist, Taulant Balla, kerkoi dje ne Kuvend nga qeveria nje skeme te plote per ndihmen ekonomike ne vend. Duke akuzuar se ne Shqiperi po thellohet gjithnje e me shume kriza ekonomike, Balla tha se eshte e nevojshme nderhyrja e menjehershme e qeverise. "Duhet qe t'i kthejme syte nga familjet e shumta qe po vuajne krizen ekonomike. Cmimet e produkteve jetesore jane shtrenjtuar nga 5-100%, duhen ndihma e skeme per perballimin e kesaj situate", tha Balla. Sipas tij, familjet e varfra nuk jane aspak nen vemendjen e qeverise, ne nje kohe kur cdo dite e me shume situata po perkeqesohet. Ne debatet jashte rendit te dites, ne seancen e djeshme plenare, edhe deputeti i PS-se, Qemal Minxhozi, u ankua per procedurat qe qeveria po ndjek per demshperblimin e te prekurve nga shperthimi i fabrikes se demontimit ne Gerdec. Sipas Minxhozit, shteti duhet te demshperbleje te prekurit ashtu sic duhet, jo t'i leje pas dore. Ndersa deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi, riktheu debatin mbi votimin e ndryshimeve kushtetuese. Pak dite para hyrjes ne fuqi te ndryshimeve, Xhufi u beri thirrje dje te gjithe deputeteve ne salle, qe te firmosin per zhvillimin e nje referendumi per to. "Ne nuk do pushojme se beri thirrje ndaj kolegeve, ndergjegjes se tyre, qe populli te shprehet me referendum, per ato nene qe merren me balancen e pushteteve", tha Xhufi, duke akuzuar se prej kohesh Kuvendi kalon edhe ligje te imponuara nga grupe kriminale. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›