Meta: Berisha të japë dorëheqjen
Kreu i LSI-së kërkoi dje dorëheqjen e Kryeministrit Berisha. Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Meta tha se efektet negative të tyre kanë filluar të duken.
"Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të gjithë opozitarëve, kërkojmë dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i Kryeministrit, sepse vetëm dorëheqja e tij mund të ndihmojë që drejtësia të funksionojë si e pavarur dhe të hedhë dritë mbi kraterin e errët të korrupsionit të Gërdecit, që iu mori jetën shumë shqiptarëve", tha Meta. Sipas tij, "edhe Edi Rama do të reflektojë, se ndoshta duhet edhe ta mirëkuptojmë për shkak të formimit të tij më shumë si artist, që nuk e ka kuptuar si ia ka hedhur atij Sali Berisha në natën e 21 prillit".