Zheji: Berisha e Rama të firmosin
Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës ka bërë dje startimin e punës së tij.
Aristir Lumezi
Në të marrin pjesë disa parti politike dhe anëtarë të shoqërisë civile, si LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK dhe Lëvizja për Politikë Institucionale e drejtuar nga Petro Koçi. Gjithashtu në Komitet janë përfshirë edhe analistë të njohur, si Artur Zheji, Andrea Stefani, Henri Çili e Blendi Kajsiu dhe të tjerë analistë dhe veprimtarë të shoqërisë civile. Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës u zgjodh Artur Zheji. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, uroi që ky bashkim të kthehet në një front të vërtetë demokratik. "Është shkelur ai sovranitet që është i përcaktuar aq qartë në nenin 2 të Kushtetutës dhe shpreh kënaqësinë, sepse shoqëria civile merr një rol drejtues dhe kalon edhe ajo përtej reagimeve individuale të personaliteteve të shquara në një organizim kaq jetik për demokracinë në vendin tonë", tha Meta. Kryetari i këtij Komiteti, Artur Zheji, ftoi të gjithë shqiptarët që t'i bashkohen apelit për mbajtjen e referendumit për mbrojtjen e Kushtetutës. "Ky është një apel i memories. Dhe së fundi, ftesa për pjesëmarrje në këtë Komitet është e hapur dhe e gjerë transversalisht për të gjithë dhe, madje ftojmë këdo qoftë, liderin aktual të maxhorancës, zotin Berisha të firmosë po të dojë, qoftë liderin e opozitës, që opozitë nuk po bën për fat të keq, zotin Rama. Le ta firmosin dhe le ta çojnë popullin në konsultim të drejtpërdrejtë", tha Zheji. Analisti i njohur, Andrea Stefani, kërkoi pjesëmarrje sa më të madhe në referendum. "I bëjmë thirrje popullit të ushtrojë veton e tij supreme në mbrojtje të vullnetit të tij të shprehur me votë në referendumin për Kushtetutën në vitin 1998. Jemi besimplotë se askush nuk do të mund të privojë popullin shqiptar nga kjo e drejtë mbi të cilën themelohet dhe liria e tij", tha ai. Ndërsa nënkryetari i PSD-së, Engjëll Bejtaj, tha se Kushtetuta duhet mbrojtur pasi ajo është shkelur në mënyrë permanente. "Prezenca këtu është në vijim të qëndrimeve që PSD ka mbajtur në mbrojtje të Kushtetutës. Kushtetuta nuk u shkel vetëm ditën që ajo u ndryshua. Kushtetuta është shkelur në vazhdimësi në këto tre vite në Parlament", tha Bejtaj.
Andrea Stefani
Nënshtrimi i një pjese të deputetëve të opozitës dhe asistimi prej tyre në këto transplante të doktorit kryeministër, na bëjnë më të vendosur të reagojmë fort për të mbrojtur Kushtetutën. Amendamentet e bëra janë shumë të rrezikshme. Ato janë qartësisht përtej interesave të së majtës e së djathtës demokratike, përtej interesave të demokracisë.
Petro Koçi
Unë mendoj se socialistët e vërtetë duhet të konsultohen dhe referendumi, pra vota popullore, është momenti i vërtetë që edhe socialistët të japin pozicionin e tyre përsa i përket këtyre ndryshimeve që e kanë deformuar demokracinë shqiptare nga republikë parlamentare në një republikë kryeministrore.
Neritan Ceka
Kjo është lufta jonë. Është në radhë të parë lufta për qytetarët. Fakti që marrin pjesë partitë politike, të cilat janë dalluar deri më sot në luftën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe për nenet e tjera, është një mbështetje e madhe e strukturave tona. Por, fuqia e kësaj lëvizjeje është fuqia e qytetarëve, gjithëpërfshirja.
Dashamir Shehi
Do dalim të mbledhim ato 200-300 mijë firma atje. Bëjnë apo s'bëjnë referendum burokratët e politikës së sotme, nuk ka ndonjë vlerë. Lëvizja ka një esencë. More zotërinj, ndaloni se nuk mund të bëni çorap librin kryesor që ka shteti shqiptar. Do mjaftonte të ngrihej një komision transparent, e jo të mblidhen tre matrapazë brenda një nate që shkojnë e ndryshojnë gjithë esencën e shtetit.
Milo: PD-PS kanë ndarë rolet
Kreu i PDS-së tha dje se krerët e dy partive, PD-PS, kanë ndarë rolet e tyre për bllokimin e referendumit. "Mendoj se ka një ndarje rolesh midis lidershipeve të PS dhe PD. PD-ja duke qenë se ka iniciuar këto ndryshime kushtetuese, për të cilat ne bëjmë thirrje për referendum, nuk ka shumë letra me vlerë për ta mbrojtur këtë ide, ndërkohë që beteja zhvendoset tek elektorati i majtë për fitoren ose jo të referendumit. Kështu investimi i PS është i drejtpërdrejtë për të frenuar atë pjesë të elektoratit të majtë që të mos vijë dhe të mbështesë referendumin", tha Milo.