Kongresi II, Ndoka kryetar i PDK-së me 92% të votave
Dy ditë pasi një pjesë e PDK-së zgjodhi Anton Gurakuqin kryetar të kësaj partie, një tjetër kongres i mbledhur dje në Teatrin e Operas dhe Baletit i dha një tjetër mandat kryetarit aktual Nard Ndoka.
Ministri i Shëndetësisë arriti të marrë 92% të votave, teksa, pro tij votuan 422 delegatë nga 460 që ishin gjithsej. Në fjalën e tij Ndoka tha se, PDK-ja tani është një parti me një mbështetje të gjerë në elektorat. Në të njëjtën kohë, në fjalën e tij Ndoka, nuk la pa përmendur edhe dy zv.ministrat, të cilët pak ditë më parë i përjashtoi nga partia. "Ne gabuam kur, në emër të unifikimit së të gjithë faktorit demokristian dhe në respekt të historisë së kësaj partie, emëruam si përfaqësuesit tanë në poste të rëndësishme politike, individë që e kanë shitur partinë për një post ambasadori, apo individë që u përpoqën ta shndërrojnë fitoren e 3 korrikut në fitore të Partisë Socialiste", u shpreh Ndoka. Por nga ana tjetër, krahu tjetër i PDK-së, ka reaguar përmes një konference për shtyp të kryetarit të zgjedhur Anton Gurakuqi. Gjatë mëngjesit të djeshëm, Gurakuqi i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, të cilit i konfirmon mbështetjen e deputetëve të PDK-së për maxhorancën dhe koalicionin, teksa i bën të ditur edhe vendimin e kongresit se nuk e njeh më Ndokën si kryetar dhe ministër të kësaj partie. "Deputetët e Partisë Demokristiane do të mbështesin edhe në të ardhmen maxhorancën dhe koalicionin qeverisës. PDK nuk përfaqësohet në kabinet me Ndokën në postin e Ministrit të Shëndetësisë. PDK konfirmon prezencën e dy zv.ministrave në kabinetin e Këshillit të Ministrave Zef Bushati dhe Anton Gurakuqi", shkruan Gurakuqi. Ndërkohë gjatë një konference për shtyp ai bëri të ditur se, ka depozituar në Gjykatën e Faktit në Tiranë një kallëzim penal ndaj Ndokës për falsifikim dokumentesh. "I kemi bërë një kallëzim penal për deputetin Ndoka pranë prokurores së Përgjithshme Ina Rama për heqjen e imunitetit Nard Ndokës, sepse ka falsifikuar dhe po vazhdon të falsifikojë dokumentet e Partisë Demokristiane", tha dje Gurakuqi. a.sh